Guardiola: Jemi pranë titullit. Aguero? Legjendë e klubit, kthehem e shoh golin e tij

Futboll

Guardiola: Jemi pranë titullit. Aguero? Legjendë e klubit, kthehem e shoh golin e tij

Më: 14 mars 2021 Në ora: 07:10
Guardiola

Manchester City është pa frena në Angli. Skuadra e Guardiolës fitoi edhe sot ndaj Fulham dhe bëri një hap më shumë drejt titullit, që vështirë se mund t’ia heqë kush nga duart këtë sezon.

Pas triumfit 0-3 në Londër, Guardiola foli për mediet, ku pranoi se tashmë titulli nuk është shumë larg.

Guardiola foli edhe për Agueron, i cili pritet të lërë Cityn në fund të sezonit. Argjentinasi tundi rrjetën me penallti sonte.

“Jemi afër titullit, është në dorën tonë. Na duhen edhe 4-5 fitore. Sergio (Aguero) është legjendë e klubit. Ndonjëherë shoh golin e tijnë ndeshjen e fundit të Premier League të fituar me Mancinin, është diçka e veçantë. E ardhmja e tij? Do vendosim ç’është më e mira për të dy palët”, u shpreh Guardiola. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat