Mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez është objektivi kryesor i rekordmenëve gjermanë për edicionin e ri.
E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se bavarezët kanë bërë një ofertë zyrtare në drejtim të mesfushorit dhe Atleticos, por që nuk janë zbuluar detajet financiare.
26-vjeçari Saul ka humbur vendin e titullarit te Atletico Madrid këtë edicion dhe është i gatshëm të largohet për një aventurë të re.
Megjithatë largimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi lojtari ka një kontratë afatgjate me madrilenët deri në qershor të vitit 2026.
Besohet se ‘Los Colchoneros’ do ta lejonin largimin e Saul nga skuadra nëse vije ndonjë ofertë mbi 70 milionë euro.