Sulmuesi i Chelseat, Christian Pulisic, mund të ketë të ardhmen larg nga Stamford Bridge.
Pulisic nuk po gjen hapësira nën urdhërat e menaxherit, Thomas Tuchel dhe sipas mediave angleze klubet evropiane janë hedhur në sulm për nënshkrimin e tij.
Por, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Pulisic është i përkushtuar tek Chelsea dhe është duke luftuar për vendin e tij në formacionin bazë.
Një vendim për largim nuk do të merret deri në verë.
Bayern Munchen thuhej se ishte njëra nga skuadrat më të interesuara për shërbimet e amerikanit.