Na pret një ditë e ngjeshur me shumë ndeshje interesante edhe në Ligën e Parë, ku 16 skuadra zbresin në fushat e blerta në kërkim të pikëve të reja të “pranverës së nxehtë”.
Grupi A do të sjellë pesë takime, ku ekipet që mëtojnë Superligën do të përballen kryesisht me skuadra të pjesës së poshtme të tabelës, përcjellë Gazeta Olle.
Liderja e klasifikimit, Malisheva, është nikoqire e Lirisë, ndërsa Dukagjini pret Vëllaznimin.
Tri takimet tjera të këtij grupi janë A&N – Drenasi, Istogu – Trepça dhe Onix – Vushtrria.
Në anën tjetër, tri ndeshje do të luhen në kuadër të Grupit B.
Flamurtari pret Kikën në kryeqytet, Vitia është nikoqire e Ramiz Sadikut, derisa Ferizaj ka punë me KEK-un.
Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.