Kryendeshja e javës së 27-të në Serie A zhvillohet sonte mes Milanit dhe Napolit.
“Rossonerët” duan tre pikët e plota për të vazhduar garën për titull, teksa napolitanët për të vazhduar garën për një vend në top katërshe.
Stefano Pioli as sonte nuk do të mund të llogarisë në disa prej lojtarëve kryesor, pasi shkaku i lëndimeve mungojnë: Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic, Mario Mandzukic dhe Ismael Bennacer, teksa në dyshim janë edhe Davide Calabria e Alessio Romagnoli.
Kurse, te skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso sonte shkaku i lëndimeve mungojnë: Amir Rrahmani, Fabio Ghoulam dhe Andrea Petagna.
Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Hernandez, Kjaer, Romagnoli, Dalot; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Krunic, Castillejo; Leao.
Formacioni i mundshëm i Napolit: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Hysaj; Bakayoko, Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Mertens.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:45 në “San Siro”.