Është e pabesueshme ajo që ndodh te PSG-ja me trajnerët.
Pak muaj më parë, ish-trajneri i parisienëve, Thomas Tuhel pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes me skuadrën, që e detyroi atë të qëndrojë për një kohë të gjatë me paterica.
E njëjta gjë i ka ndodhur edhe trajnerit aktual, Mauricio Poçetino i cili është dëmtuar gjatë stërvitjes së djeshme me skuadrën.
Argjentinasi ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes, që e ka detyruar të qëndrojë pak i distancuar nga skuadra.
Gjithsesi nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë dhe do të jetë në stol për ndeshjen e sotme me Nantes në kampionat.