Skuadra nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, Arbëria, kthehet me një pikë të madhe në duel me Drenicën nga Skenderaj, duke luajtur baras (1:1).
Në minutën e 31-të, Eglantin Gjoni realizon për 1:0, megjithatë Arbëria barazon përmes futbollistit Çlirim Kashtanjeva në minutën e 81-të.
Kryetrajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ia doli që të kthehet me një pikë, që ka shijen e fitores.
Arbëria renditet në vend të 8-të me 27 pikë dhe lë pas Drenicën me 26, ndërsa Besa e Pejës është në fund me 7 sosh pas 25 jave në Superligën e Kosovës.