‘Skifterat’ kanë arritur të triumfojnë në takimin e sotëm ndaj skuadrës së Trepçës 89’ me rezultat 2:1.
Pas takimit Ismet Munishi ka thënë se: “Kualiteti i skuadrës nuk përkon me pikët ku i kemi dhe renditjen në tabelë. Kjo ka qenë fitore e futbollisteve, e kanë tregu dëshirën e flaktë për luftë, Trepca’89 na vuri në vështirësi.
Fitoren ia dedikoj tifozerisë Skifterat”, tha fillimisht Munishi.
Ai gjithashtu paralajmëroi skuadra e Superligës se do ta kenë të vështirë ndaj Gjilanit.
“Kanë me pas problem ekipet kush luan me neve në Superligen e Kosovës”, tha ai.