Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, me ekipin e Dijonit, janë fundosur në elitën e futbollit francez.
Ata sot si vendas pësuan humbje të thellë, me rezultat 3:1 nga Bordeaux, në kuadër të javës së 29-të dhe kanë pak shpresa për të mbetur në ligë.
Golat i shënuan Hwang (33' e 45') dhe De Preville (50').
Celina u paraqit nga minuta e 57-të apo në 33 minutat e fundit. Në minutën e fundit, Celina asiston dhe Konate shënoi.
Bordeaux renditet në vend të 11-të me 36 pikë dhe Dijon në fund me 15 sosh.