Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez realizuan për fitoren e Interit me rezultat 2:1 në stadiumin "Olimpico di Torino".
Interi e mposhti Torinon, në takimin e javës së 27-të të Serie A.
Zikaltrit kaluan në epërsi me golin e Lukakut në minutën e 61-të, i cili ka qenë i pagabueshëm nga penalltia. Në minutën e 70-të, Sanabria barazon shifrat, 1:1. Në minutën e 85-të, Lautaro Martinez siguron fitoren e zikaltërve.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u aktivizua nga minuta e parë, por nuk arriti që të paktën të ndalin një pikë në përballje me liderin.
Interi udhëheq kreun me 65 pikë, ndërsa Torino është në zonën e kuqe përkatësisht në pozitën e 18-të me 20 pikë.