Gjatë një lidhje live në faqen zyrtare të klubit, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer u pyet nga tifozët se cilin nga ish-yjet e “Djajve të Kuq” do të donte të kishte në skuadër:
"Ka disa lojtarë kam dashur të kem në ekipin tim, sigurisht.
Unë do ta doja Roy Keane, por nuk jam i sigurt se mund ta trajnoj.
Unë kam luajtur me Ronaldon dhe ai ishte lojtari më i mirë në botë së bashku me Messin për 10-15 vitet e fundit, kështu që unë do të them Cristianon ", deklaroi trajneri norvegjez.