​Barcelona e gatshme të luftojë për Haaland

Futboll

​Barcelona e gatshme të luftojë për Haaland

Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:42
Haaland

Gjiganti katalunas e dëshiron yllin e Dortmundit.

Barcelona është e gatshme të luftojë me gjigantët e tjerë evropianë, për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmund-it Erling Haaland, raporton “Mundo Deportivo”.

Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea kanë shprehur interesim për sulmuesin norvegjez, por tani raportohet se Barcelona e dëshiron atë me çdo kusht.

Që nga transferimi te Dortmund, Haaland është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme, me 48 paraqitje, 47 gola dhe 11 asistime.

Dortmund momentalisht e vlerëson kartonin e Haaland rreth 110 milionë euro, por në vitin 2022, në kontratën e tij aktuale do të aktivizohet opsioni që skuadrat e interesuara mund ta transferojnë për 75 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat