Ylli shqiptar, Endri Çekiçi ka vazhduar me formën e mirë në futbollin turk.
Ai ka vazhduar me gola në kampionatin elitar të Turqisë me skuadrën e Ankaragucut.
Ankaragucu ka triumfuar me rezultat bindës 3:0 kundër Goztepes, në kuadër të javës së 30-të.
Çekiçi ka qenë realizator i golit përfundimtar në minutën e 63-të.
Mesfushori shqiptar mori një pasim të mirë në zonë nga bashkëlojtari i tij, Stelios Kitsiou dhe me një goditje të saktë e mposhti portierin kundërshtar.
Ankaragucu tani ndodhet në vendin e 17-të me 29 pikë, kurse Goztepe është e nënta me 39 të tilla.