Tuzi në festë, Deçiq po tregon muskujt në Kampionatin e Malit të Zi. Skuadra shqiptare pas fitores me rezultat 2:1 ndaj Sutjeskës, sot shkatërroi edhe Podgoricën me 3:0, në takimin e javës së 25-të.
Fitore që nuk matet as me ari, fitore që shton gjasat edhe më shumë për një vend në Evropë. Djemtë po luajnë me zemër, fitoret po rreshtohen.
Deçiq dominoi arenën e DG dhe tre herë shkundin portën e vendasve.
Goleada u hap nga Ilir Camaj në minutën e 9-të, ndërsa Marko Tuci thellon rezultatin në 0:2 në minutën e 39-të.
Në minutën e 53-të, 3:0, shënues ishte Matija Bozanoviq.
Portieri i Podgoricës, Nikola Iveziq, mbrojti penalltinë e Camajt. Ai vetëm ndihmoi Podgoricën që të shmang humbjen edhe më të thellë.
Deçiq është në vend të dytë me 41 pikë, 22 më pak se lideri i Buduçnosti dhe dy më shumë se Sutjeska e vendit të tretë, e cila barazoi sot me Rudarin. Presidenti i klubit Deçiq, Pal Dreshaj, ndihet sikur në qiellin e shtatë me këta djem që po japin maksimumin në çdo ndeshje.
Kampionati i Malit të Zi
Buduçnosti-Iskra 1:0
OFK Petrovac-Jezero 0:2
Sutjeska-Rudari 1:1
Titogradi-Zeta 0:2
Podgorica-Deçiq 0:3
Tabela
1. Buduçnosti 25 20 3 2 46:17 63
2. Deçiç 25 10 11 4 32:20 41
3. Sutjeska 25 10 9 6 38:27 39
4. Rudari 25 11 3 11 30:35 36
5. Iskra 25 8 9 8 22:23 33
6. Podgorica 25 9 6 10 27:25 33
7. Zeta 25 9 5 11 22:26 31
8. Jezero 24 7 5 12 14:21 26
9. Titograd 24 5 6 13 17:37 21
10. OFK Petrovac 25 3 7 15 19:36 16
Në javën e ardhshme do të takohen: Buduçnosti-Zeta, Podgorica-Rudari, Iskra-Jezero, OFK Petrovac-Deçiq dhe Titograd-Sutjeska.