Në javën e fundit të Marsit, Kosova do të luaj tri ndeshje.
Dardanët luajnë miqësore me Lituaninë dhe dy ndeshje kualifikuese me Suedinë në Prishtinë dhe kundër Spanjës në Sevillë.
Media mëson se për këto ndeshje do të grumbullohet edhe sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi.
Klubi nga kryeqyteti italian i ka dhënë leje prizrenasit që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Challandes.
Vedat Muriqi aktualisht është golashënuesi më i mirë i Kombëtares së Kosovës.