SC Gjilani gjatë ditës së djeshme e ka prezantuar Ismet Munishin si trajneri më i ri i skuadrës.
Munishi arriti që në ndeshjen e parë ta rikthej Gjilanin te fitoret pas shtatë ndeshjeve pa fitore në ndeshjet zyrtare.
Trajneri, Munishi në “Ekipi A” në ATV ka folur për stërvitjen e parë që e ka zhvilluar me “kuqebardhët”.
“Futbollistët e Gjilanit janë futbollista që kanë pasur karrierë të jashtëzakonshëm. Ditën e parë kur kam shkuar e kam parë një energji negative mrena, si pasoj e rezultateve.
Edhe të them të drejtën në komunikim me ta kemi mbërritur bashkarishtë ta caktojmë një objektiv. Para kësaj ndeshje objektivi kryesor ka qenë ta ruajnë emrin e tyre”, deklaroi Munishi.