Paratici: Ideja që Ronaldo është transferim i gabuar me bën të qesh, privilegj që e kemi këtu

Futboll

Paratici: Ideja që Ronaldo është transferim i gabuar me bën të qesh, privilegj që e kemi këtu

Më: 14 mars 2021 Në ora: 23:26
Paratici: Ideja që Ronaldo është transferim i gabuar me bën të qesh, privilegj që e kemi këtu

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo nuk do largohet në verë.

Portugezit i skadon kontrata në vitin 2022, por ka dështuar të fitojë Ligën e Kampionëve në tri vite te Juventusi, derisa këtë vit u eliminua nga Porto.

Kjo ka bërë që të jenë shumë spekulime për largimin e mundshëm, e së fundmi flitet për rikthimin te Real Madrid, mirëpo Paratici ka konfirmuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do largohet.

“Ideja me bën të qesh. Gjatë karrierës ime nuk kam dëgjuar asnjëherë nëse Cristiano ishte transferim i mirë ose jo. U rrita në një fshat të vogël duke dëgjuar të flasin për Rivaera, Mazzola dhe Platini. Ai është kampion i Seria A, ka fituar Topin e Artë, Ligën e Kampionëve dhe deri me tani ka shtatë trofe me ne”.

“Është privilegj që e kemi këtu, e përfaqëson të ardhmen, s’ka asnjë dyshim”, deklaroi ai.

Ronaldo sonte (e diele), u bë zyrtarisht golashënuesi numër një në histori të futbollit me 770 gola në ndeshje zyrtare, tri më shumë se legjenda braziliane, Pele.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat