​Top mesfushori i Serie-A mund ta zëvendësojë Modriçin në Real Madrid

Futboll

​Top mesfushori i Serie-A mund ta zëvendësojë Modriçin në Real Madrid

Më: 15 mars 2021 Në ora: 09:53
​Top mesfushori i Serie-A mund ta zëvendësojë Modriçin në Real Madrid

Real Madridi ka filluar të mendojë për lojtarin i cili mund ta zëvendësojë kroatin Luca Modric në “Santiago Bernabeu”.

Modric vazhdon të jap një kontribut të rëndësishëm në skuadrën e Zinedine Zodane, por mosha e tij e detyron gjigantin e klubit spanjoll që të mendojë për një goditje të re në merkato.

Tani, sipas “Don Balon”, drejtuesit e Real Madridit janë duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Lazios Milinkovic – Savic.

26 vjeçari është duke luajtur për klubin nga Serie-A që nga vitit 2015 dhe deri më tani i ka bërë 200 paraqitje.

Vlera e tij momentale është rreth 70 milionë euro dhe ka shumë skuadra të tjera të mëdha që janë të interesuara për shërbimet e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat