Rafael Leao rrezikon të mos paraqitet në takimin e Europa League ndaj Manchester United.
Leao ishte titullar në humbjen ndaj Napolit në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A në San Siro.
Në pjesën e dytë, portugezi pati një problem në këmbën e djathë.
Pioli menjëherë e zëvendësoi me Jens Hauge.
Tani, paraqitja e tij kundër Manchester United në Europa League po rrezikohet.
Sipas “Calciomercato”, “Rossonerët” pritet që sot të kryejnë ekzaminimet mjekësore dhe të shohin nëse ka të bëjë me ndonjë lëndim që do e mbajë atë jashtë ndeshjes me United.