Futbollisti i Real Madridit, Eden Hazard, nuk është paraqitur në stërvitje.
Sipas “Marca”, Hazard nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje, të paktën 15 minutat e para kur mediat ishin të lejuara të filmonin.
Sipas artikullit, belgu rrezikon paraqitjen ndaj Atalantas, por arsyeja nuk dihet përse mungoi, shkaku i lëndimit apo ndonjë problem tjetër.
Deri tani nuk ka ndonjë raport mjekësor nga “Los Blancos” që konfirmon mungesën e Hazard, por ai nuk duket i gatshëm të luajë 90 minuta.
30 vjeçari ka regjistuar 646 minuta dhe ka shënuar tre gola.