Manchester United është duke shpresuar që të transferojë Sergio Ramosin në këtë verë.
Mbrojtësi spanjoll do të jetë lojtar i lirë më 1 korrik, pasi nuk po gjen një marrëveshje me Real Madridi për të rinovuar kontratën.
Kështu, Djajtë e Kuq janë duke punuar në transferimin e tij, mirëpo në garë për të është edhe Paris Saint-Germain, një opsion më i mirë për lojtarin.
Andaj, nëse Unitedi dështon të transferojë Ramosin, atëherë do të fokusohen në anëtarin e Villarealit, Pau Torres.
Mbrojtësi po kalon nëpër një formë të lartë në këto edicionet e fundit, duke rrëmbyer kështu vëmendjen e skuadrës angleze.
Ai ka startuar në 26 ndeshje për Villarealin në këtë sezon dhe United mund të blejë kartonin e tij për një shumë rreth 45 milionë euro.