Përzgjedhësi i Kombëtares U-21, Michael Nees e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Katarit në Doha.
Në listën e përzgjedhësit Nees janë përfshirë 25 futbollistë, ndërsa gjashtë prej tyre janë futbollistë që luajnë në Superligën e Kosovës.
Feronikeli përfaqësohet me dy lojtarë, ndërsa Besa, Trepça’89, Prishtina dhe Llapi me nga një.
Agron Kolaj (portier) – Besa
Albion Pllana (mbrojtës) – Trepça’89
Bujar Pllana (mbrojtës) – Feronikeli
Simon Loshi (mbrojtës) – Feronikeli
Qëndrim Zyba (mesfushor) – Prishtina
Valmir Veliu (mesfushor) – Llapi
Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars, kurse ndeshja e dytë më 29 mars. Ekspedita e Kombëtares U21 do të udhëtojë në Doha mbrëmjen e 21 marsit.