Immobile lavdëron Lewandowskin: Është më i miri në botë

Futboll

Immobile lavdëron Lewandowskin: Është më i miri në botë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 22:09
Immobile, Lewandovsi

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile thotë se i studion sulmuesit dhe insiston se ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski është qendërsulmuesi më i mirë në botë.

Immobile do takohet të mërkurën me polakun në kuadër të ndeshjes kthyese për Ligën e Kampionëve.

Italiani zbuloi se i studion sulmuesit në çdo ligë dhe se Lewandowski është më i miri në botë për pozitën me numrin nëntë.

“I studiojë sulmuesit në çdo ndeshje futbolli që shikojë në çdo ligë. Egoizmi është pjesë e çdo sulmuesi. Kur e shohim golin, mendojmë vetëm për atë”.

“Shumë nga golat e mi janë nga puna, mënyra e lojës së skuadrës dhe lëvizjes, derisa të tjerët nga instinkti”.

“Inzaghi ish sulmuesi asnjëherë nuk u dorëzua. Ndoshta, ai preferoi të asistonte, i kam parë disa nga videot e tij”.

“Sidoqoftë, futbolli ka ndryshuar. Tani duhet të jesh i njëjtë si Lewandowski. Është sulmues i kompletuar që gjithmonë provon të shkon me larg limiteve. Është më i miri në pozitën si numër 9 aty jashtë”, përfundoi ai.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi me rezultat 1 – 4 në të mirë të klubit gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat