Portieri i Wolves, Rui Patricio pësoi një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen kundër Liverpool
Ai u godit në kokë në mënyrë të paqëllimtë nga bashkëlojtari i tij, Conor Coady.
Siç raporton “The Mirror”, Patricio ka qëndruar i shtrirë për 13 minuta në fushë deri sa ekipi mjekësorë ka dhënë ndihmën e parë.
Portugezit i është vendosur maska e oksigjenit dhe mbajtësja e qafës.
Ai është bartur me një shtrat të pacientëve dhe është dërguar në spital.
Ende klubi i Wolves nuk ka dal me ndonjë informacion në lidhje me gjendjen e portierit.