Skuadra e Arsenalit synon që t’i sigurojë shërbimet e norvegjezin Martin Odegaard, raporton “Daily Mail”.
Odegaard është i huazuar në janar të këtij viti në Londër nga Real Madrid, derisa në ndeshjet e fundit ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për “Topçinjtë” e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta.
Mikel Arteta synon që ta mbajë lojtarin në klub sidomos pas paraqitjeve të fundit ku 22-vjeçarit.
Mesfushori ka pasur ndikim të madh që prej ardhjes së tij në Arsenal.
Në tetë paraqitje me Arsenalin i ka realizuar dy gola.
Odegaard në vitet e fundit ka qenë i huazuar nga Real Madridi në skuadra si Real Sociedad, Vitesse dhe Heerenveen.