Sot në mbrëmje rikthehet Liga e Kampionëve, teksa vëmendja do të jetë te sfida mes Real Madrid dhe Atalantës.
Galaktikët triumfuan me rezultatin minimal 0-1 në Itali, e kështu kanë avantazhin ndaj bergamaskëve. Megjithatë,
Gjimshiti me shokë nuk janë dorëzuar dhe do të provojnë të bëjnë surprizën, në një sezon ku madrilenët kanë pasur shumë luhatje, e shpesh kanë pësuar disfatë.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Mançester Siti dhe Borusia Mynçengladbah luajnë ns fushën neutrale të stadiumit të Hungarisë, Pushkash Arena. Edhe takimi i parë ku gjermanët ishin pritës u luajt në këtë impiant dhe fitues dolën të besuarit e Pep Guardiolës me rezultatin 0-2.
Ndaj, qytetërët, edhe me lojërat që kanë shfaqur gjatë këtij sezoni, duken të sigurtë për të kaluar në çerekfinale. Megjithatë, Liga e Kampionëve di të dhurojë surpriza dhe nuk ka asnjëherë rezultate të sigurta.