Lorik Cana do të marr pjesë në një nga Universitet më të mira në botë, Harvard për të diskutuar rreth filmit ‘Triumph’.
Legjenda e futbollit shqiptar më 20 mars do ta ketë një bisedë në Universitetin e Harvardit. Një organizim i tillë u mundësua nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit, shkruan IndeksOnline.
Ish-lojtari i shumë klubeve europiane, përfshi edhe PSG-në – do të flas edhe për filmin ‘Triumph’ të moderuar nga regjisori Kreshnik Jonuzi dhe producenti, Luftar von Rama.
Kujtojmë që në filmin ‘Triumfi’ tregohet rreth historisë së luftës në Kosovë dhe ndeshjes më 2014 mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd.