Në elitën e futbollit turk së fundmi është bërë virale në rrjete sociale një ndërhyrje e rëndë në ndeshjen Denizlispor – Gaziantep.
Futbollisti Ozer Ozdemir i Denizlisporit, ka shkaktuar ndërhyrje të tmerrshme në stilin “Kong-fu” ndaj Junior Morais të Gazeiantepit.
Ozdemir në tentim për ta stopuar një top, e goditi në fytyrë futbollistin kundërshtar dhe menjëherë u fut në fushë ndihma e shpejtë për t’ia ofruar ndihmën e nevojshme.
Ozdemir u përjashtua nga loja me karton të kuq.
Ozdemir kërkoi falje menjëherë derisa ndeshja u ndërpre për disa minuta.