Maqedonia e Veriut përkatësisht përzgjedhësi Igor Angelovski, ka publikuar emrat e 26 futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit.
Grumbullimi i reprezentacionit maqedon është caktuar për ditën e diel, më 22 mars, ndërsa përgatitjet do të zhvillohen në kampin stërvitor të FFM-së.
Tre ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas këtij orari: Rumani – Maqedoni e Veriut, zhvillohet më 25 mars, në Bukuresht, ndeshja Maqedoni e Veriut – Lihtenshtajni zhvillohet në arenën “Todor Proevski” në Shkup më 28 mars dhe ndeshja e tretë Gjermani – Maqedoni e Veriut në Duisburg më 31 mars.
Plot gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar për tri ndeshjet e radhës së Maqedonisë.
Lista: Portierë: Stole Dimitrievski, Damjan Shishkovski, Martin Bogatinov dhe Riste Jankov.
Mbrojtje: Stefan Ristovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kire Ristevski, Darko Velkovski, Ezgjan Aliovski dhe Gjoko Zajkov
Mesfushorë: Enis Bardhi, Arijan Ademi, Boban Nikollov, Stefan Spirkovski, Elif Elmaz, Tihomir Kostadinov, Daniel Avramovski, Marjan Radevski dhe Ferhan Hasani
Sulmues: Goran Pandev, Ivan Triçkovski, Ilija Nestorovski, Kërste Velkovski dhe Vlatko Stojanovski.