Lojtari i Interit, Danilo D’Ambrosio ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Mbrojtësi dje rezultoi poziitv, derisa është izoluar në shtëpi.
Ishte Interi që e konfirmoi përmes një komunikate zyrtare.
“Inter Milano njofton se Danilo D’Ambrosio ka dal pozitiv me COVID-19 në testimet e djeshme. Mbrojtësi është në karantinë”, shkroi klubi në komunikatë.
D’Ambrosio ka bërë 14 paraqitje këtë edicion në Seria A duke shënuar tri gola.