Mbrojtësi i Interit, Danilo Dambrozio ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Futbollisti italian është izoluar në banesën e tij, duke humbur kështu sfidën e radhës ndaj Sasuolos.
“FC Internazionale Milano njofton se Danilo Dambrozio është testuar pozitiv për Covid-19 pas testit të kryer dje. Mbrojtësi zikaltër tashmë është në karantinë në shtëpinë e tij.
Ekipi tani do të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, shkruajnë zikaltërit në komunikatën zyrtare.