Kombëtarja e Suedisë në futboll sot ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Ashtu siç edhe ishte pritur, trajneri Janne Andersson ka rikthyer në ekipin e tij suedezin Zlatan Ibrahimovic.
Në mesin e këtyre ndeshjeve, Suedia do të ballafaqohet edhe me Kombëtaren e Kosovës, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Rikthimin e tij sulmuesi i Milanit e ka përshkruar shkurtimisht me anë të në postimi në “Facebook” ku ka shkruar:
“Rikthimi i Zotit”