Kjo javë e futbollit vendor ka qenë më e qetë dhe ka kaluar pa shume eksese, këtë e vërteton edhe vendimi i Komisionit të Garave, i cili ka vetëm një inicim disiplinor.
Vetëm Sevdai Kastrati, kryetari i Dardanë ka pësuar këtë javë nga Komisioni i Garave, shkruan Gazeta Olle. Kastrati ka ofenduar gjyqtarin kryesor gjatë ndeshjes por edhe pas përfundimit të saj.
Inicim disiplinor:: -ndaj kryetarit të KF “Dardana“, Sevdai Kastrati me nr ID: 009506M84. Motivi: Në minutën e 90-të të ndeshjes Sevdai Kastrati futet në bankinë edhe pse nuk ishte në protokollin zyrtar, ofendon gjyqtarin kryesor.
Veprimin e njëjtë e përsëriti edhe pas përfundimit të ndeshjes, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 19-të të Ligës së Parë, Grupi B, Upiana –Dardana.