Bayern Munih do të përballet të mërkurën në mbrëmje me Lazio-n për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League.
Ylli i bavarezëve Leroy Sane ka paralajmëruar skuadrën e tij në konferencë për shtyp:
“Gjithçka mund të ndodhë. Vetëm pse kemi bërë katër gola në ndeshjen e parë, nuk do të thotë se gjithçka ka mbaruar. Të gjithë janë shumë të motivuar dhe kundërshtarët tanë e kanë marrë seriozisht sfidën, ashtu si ne”, ka thënë Sane.
Në lidhje me rivalitetin brenda skuadrës: “Duhet të japim të gjithë maksimumin, secili prej nesh e ka pranuar sfidën, dhe kjo na shtyn që të përmirësohemi akoma më shumë”.