Ilmiu, babai i futbollistit të mirënjohur, Ardian Ismajli, ka një mesazh shumë interesant për djalin e tij.
Ardiani ka rrugëtuar sikur nëpër telat me gjemba deri në maje të futbollit, ku sot luan me sukses në Serie A me ekipin e Spezia dhe për Kombëtaren e Kosovës.
Është fakt interesant, se Ismajli si lojtar i ri nuk shikohej me sy të mirë në Kosovë por sot është prej lojtarëve kryesor dhe një mbrojtës që nuk e ka shoqin.
“Nuk është rastësi që je aty ku duhet, rruga e së ardhmes Zoti ta tregon që në fillim, por ne nuk i dimë shumë gjëra. Ne dim vetëm sa Zoti ynë don që ne të dim, ndërsa dituria e pafundme i takon vetëm Atij. Ai din çdo gjë.
Edhe pse u munduan që të pengojnë por nuk e dinin që janë shumë të dobët me fuqinë e Zotit të gjithësisë.
Debutimi në moshën 18-vjeqare për Kombëtaren U – 21”, ka shkruar Ilmiu. Ismajli ka dalur nga klubi i futbollit 2 Korrikut nga Prishtina.