Nesër në orën 13.00 në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas, do të takohen dy skuadrat ndër më të mirat në vendin tonë, Feronikeli-Prishtina.
Te dy skuadrat kërkojnë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Javën që e lamë pas, Prishtina në Drenas mposhtet me rezultat 2:0 nga Feronikeli, në kuadër të Kampionatit të Kosovës në futboll.
Feronikeli - Prishtina, sfidë që pritet me emocione.
“Prishtina vetëm dy herë është eliminuar në çerekfinale, dy herë në katër vitet e fundit, 2016/17 dhe 2018/19.
Në 22 edicione të pasluftës, Prishtina 10-të herë është kualifikuar në finale apo pothuajse në çdo dy edicion. Vetëm në dy raste për gjatë tre edicioneve nuk kishte arritur në finale.
Prishtina ka fituar trofeun e Kupës 5-herë pas luftës (2-herë në tre edicionet fundit) dhe 2-herë tjera para luftës.
Prishtina dy herë është takuar me Feronikelin për Kupë, në të dyja rastet ndeshjet janë zhvilluar në stadiumin e Prishtinës dhe bardhekaltrit në të dy rastet kanë kaluar raundin, më 2002/03 9:0 në 1/16 e finales dhe 2012/13 2:1 pas vazhdimeve në 1/8 e finales.
Prishtina dhe Feronikeli në edicionin e sivjetmë janë takuar tre herë, në Drenas ka fituar Prishtina 2:0 dhe me po të njëjtin rezultat fitoi edhe Feronikeli të shtunën. Ndërsa në Prishtinë ndeshja ishte mbyllur baras, 0:0”, thuhet në faqen e FC Prishtina.