Klubi i futbollit Ferizaj po kalon periudhën më të rëndë të ekzistimit. Futbollistët dhe gjithë stafi, janë lodhur nga premtimet boshe! Ata nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, pos ta ndjekin rrugën e bojkotit!
“FC Ferizaj bojkoton stërvitjet dhe pritet edhe ndeshjet kampionale.
Klubi ynl nga nesër ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare.
Edhe përkundër që futbollistët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që disa muaj, dhe pa përkrahje nga askush prap ata po janë objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga të gjithë.
Futbollistët kanë vendosur të hyjnë në bojkot, duke mos zhvilluar as stërvitjet por edhe as ndeshjet në ligën e parë.
Ju bëjmë apel, tifogrupit Ujqit, dashamirëve të futbollit që nesër në ora 14;00 të jenë në stadion të solidarizohen me ne.
Të gjithë së bashku ta shpëtojmë klubin e zemrës nga më e keqja, nga shuarja e klubit”, thuhen në faqen e klubit Ferizaj. Ferizajn e mbulon turpi, a ka kush iu del në ndihmë djemve të ri?