Juan Bernat do të vazhdojë ta veshë fanellën e Paris Saint Germain deri në vitin 2025.
Pas Angel Di Marias, PSG-ja ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje edhe me Juan Bernat për rinovimin e kontratës.
Bernat, që u kërkua nga shumë klube, ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2025.
Bernat është pjesë e PSG-së që nga viti 2018, kur u ble nga Bayern Munich. Deri sot, ai ka bërë 64 paraqitje, ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar shume asiste.
Javëve të fundit është raportuar për një transferim te Barcelona, por Parisi i mbyllë derën.
Rrugës për të rinovuar janë tani Kylian Mbappe dhe Neymar Junior, por me të gjërat nuk janë edhe aq të lehta.