(E plotësuar): Dihen gjashtë çerekfinalistët e Champions League. Reali, Manchester City, Porto, Dortmundi, Liverpooli dhe PSG, nesër mbrëma mësohen edhe dy skuadra tjera.
Real Madridi triumfoi me 3:1 ndaj Atalantës, në takimin e kthimit, ndërsa sfidën e parë e ka fituar me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 kualifikohen. Në minutën e 36-të, portieri Sportiello bëri gabim trashanik, pasoi te kroati Modriç i cili asistoi të Benzema, ky i fundit shënoi për 1:0 në minutën e 36-të.
Në minutën e 52-të, Vinicius Junior bëri një depërtim fantastik dhe kur doli vetëm me portier, në vend të portës godet jashtë të majtës së saj, fat për Atalantën.
Në minutën e 59-të, Reali shton epërsinë, falë Sergie Ramos që u tregua i saktë nga penalltia.
Tetë minuta pa përfunduar takimi (82') Muriel nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra shënoi në këndin e epërm të majtë, ngushton epërsinë e Realit, 2:1. Nuk vonoi shumë dhe zëvendësuesi Marco Asensio thellon fitoren e Realit në 3:1 pikërisht në minutën e 85-të. Berat Gjimshiti u paraqit standard me Atalantën, por nuk kishin forcë të befasojnë Realin.
Manchester City
Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2:0 kundër Monchengladbach, në takimin që u zhvillua në terren neutral ‘Puskas Arena’ në Budapest, po ashtu edhe takimin e parë e ka fituar me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:0 kualifikohen.
Në minutën e 12-të, Kevin de Bruyne nga rreth 18-19 metra shënoi eurogol në këndin e epërm të djathtë të Sommerit. Pas gjashtë minutave, Ilkan Gündogan gjithçka vulos, realizoi për 2:0.
Manchester City- Monchengladbach 2:0
Stadiumi "Pushkas Arena" në Budapest.
Shënues: De Bruyne (12’), Gündogan (18’).
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Kartona të verdhë: Cancelo, Fernandinho - Lainer.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben (Laporte 70’), Joao Cancelo (Zinchenko 63’), Rodrigo (Fernandinho 63’), Bernardo Silva (Aguero 75’), Gündogan (Sterling 70’), Mahrez, De Bruyne dhe Foden.
Monchengladbach: Sommer, Lainer, Ginter, Elvedi (Jantschke 88’), Bensebaini (Wendt 88’), Zakaria, Neuhaus, Hofmann, Stindl (Traore 82’), Thuram (Plea 65’) dhe Embolo (Wolf 65’).
Reali-Atalanta 3:1
Stadiumi "Alfredo Di Stefano" në Madrid.
Gjyqtar: D. Makkelle (Holanda).
Shënues: Benzema (36’), Ramos (59’-nga penalltia), Asensio (85’) - Muriel (83’).
Kartona të verdhë: Valverde, Nacho, Kroos - Toloi.
Reali: Courtois, Nacho, Varane, Sergio Ramos (Militao 64’), Mendy, Valverde (Asensio (82’), Modriç, Kroos, Vazquez, Benzema dhe Vinicius Junior (Rodrygo 69’).
Atalanta: Sportiello, Rafael Toloi (Palomino 61’), Romero, Gjimshiti, Maehle, de Roon, Pessina (Caldara 84’), Gosens (Iliçiç 57’, Malinovskyi, Pashaliç (Zapata 46’) dhe Muriel (Miranchuk 84’).
Nuk vonoi shumë dhe zëvendësuesi Marco Asensio thellon epërsinë e Realit në 3:1 pikërisht në minutën e 85-të.
83' Muriel ngushton epërsinë e Realit, 2:1.
81' Reali dhe Manchester City po iu bashkohen në çerekfinale Portos, Dortmundit, Liverpoolit dhe PSG-së.
73' Pak shpresa për mysafirët.
Manchester City- Monchengladbach 2:0
Stadiumi "Pushkas Arena" në Budapest.
Shënues: De Bruyne (12’), Gündogan (18’).
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Kartona të verdhë: Cancelo - Lainer.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben (Laporte 70’), Joao Cancelo (Zinchenko 63’), Rodrigo (Fernandinho 63’), Bernardo Silva, Gündogan (Sterling 70’), Mahrez, De Bruyne dhe Foden.
Monchengladbach: Sommer, Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini, Zakaria, Neuhaus, Hofmann, Stindl, Thuram (Plea 65’) dhe Embolo (Wolf 65’).
Reali-Atalanta 2:0
Stadiumi "Alfredo Di Stefano" në Madrid.
Gjyqtar: D. Makkelle (Holanda).
Shënues: Benzema (36’), Ramos (59’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Valverde, Nacho - Toloi.
Reali: Courtois, Nacho, Varane, Sergio Ramos (Militao 64’), Mendy, Valverde, Modriç, Kroos, Vazquez, Benzema dhe Vinicius Junior (Rodrygo 69’).
Atalanta: Sportiello, Rafael Toloi (Palomino 61’), Romero, Gjimshiti, Maehle, de Roon, Pessina, Gosens (Iliçiç 57’, Malinovskyi, Pashaliç (Zapata 46’) dhe Muriel.
68' Reali dhe Manchester City, sigurt po marshojnë drejt çerekfinales.
60' Reali-Atalanta 2:0
Stadiumi "Alfredo Di Stefano" në Madrid.
Gjyqtar: D. Makkelle (Holanda).
Shënues: Benzema (36’), Ramos (59’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Valverde, Toloi.
Reali: Courtois, Nacho, Varane, Sergio Ramos, Mendy, Valverde, Modriç, Kroos, Vazquez, Benzema dhe Vinicius Junior.
Atalanta: Sportiello, Rafael Toloi, Romero, Gjimshiti, Maehle, de Roon, Pessina, Gosens (Iliçiç 57’, Malinovskyi, Pashaliç (Zapata 46’) dhe Muriel.
59' Reali shton epërsinë me rezultat 2:0 kundër Atalantës dhe falë Sergie Ramos që u tregua i saktë nga penalltia.
57' Atalanta nëse e do kualikimin, i duhet fitorja me 2:1 në Madrid.
Reali-Atalanta 2:0
"Alfredo Di Stefano" në Madrid.
Gjyqtar: D. Makkelle (Holanda).
Shënues: Benzema (36’, Ramos (59')).
Kartona të verdhë: Valverde.
Reali: Courtois, Nacho, Varane, Sergio Ramos, Mendy, Valverde, Modriç, Kroos, Vazquez, Benzema dhe Vinicius Junior.
Atalanta: Sportiello, Rafael Toloi, Romero, Gjimshiti, Maehle, de Roon, Pessina, Gosens, Malinovskyi, Pashaliç (Zapata (46’) dhe Muriel.
52' Manchester City- Monchengladbach 2:0
Stadiumi "Pushkas Arena" në Budapest.
Shënues: De Bruyne (12’), Gündogan (18’).
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben, Joao Cancelo, Rodrigo, Bernardo Silva, Gündogan, Mahrez, De Bruyne dhe Foden.
Monchengladbach: Sommer, Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini, Zakaria, Neuhaus, Hofmann, Stindl, Thuram dhe Embolo.
47' Reali kërkon edhe golin e radhës.
Përfundojnë pjesët e para.
41' Reali dhe Manchester kurrë më afër kualifikimit.
36' Reali në epërsi, shënon Benzema.
34' Reali nuk e ka qetësinë.
31' Manchester City është komod.
24' Monchengladbach në presion të madh, po munden në me 2:0 nga Manchester City.
18' Ilkay Gundogan thellon epërsinë e Manchester Cityt, 2:0.
16' Reali ende nuk ka shënuar e as Atalanta.
13' Kevin De Bruyne shënon për Manchester Cityn dhe avancojnë me 1:0 ndaj Monchengladbach.
11' Shqiptari Berat Gjimshiti me Atalantën synojnë befasinë në Madrid.
6' Në asnjërën ndeshje nuk ka gola, secila po kërkon epërsinë.
2' Reali e ka fituar takimin e parë me rezultat 1:0 dhe ndihet me komod në Madrid.
1' Fillojnë ndeshjet
Manchester City sfidon Monchengladbach, por ka epërsinë 2:0 nga takimi i parë.
Luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja e kthimit në Ligën e Kampioneve, mes Realit të Madridit dhe Atalantës, pasi e para në Bergamo u mbyll me fitoren e madrilenëve, me rezultatin minimal 0-1.
Reali-Atalanta
Real Madrid: Kurtua, Ramos, Varan, Naço, Mendi, Valverde, Kros, Modriç, Lukas Vaskez, Benzema, Vinicius. Trajner: Z. Zidan
Atalanta: Sportielo, Romero, Gjimshiti, Toli, Maehle, Gozens, Pesina, De Run, Pashaliç, Malinovski, Muriel. Trajner: Xh. Gasperini.