Kosova para sfidave të mëdha, Suedinë dhe Spanjën! Lista zyrtare nesër

Futboll

Kosova para sfidave të mëdha, Suedinë dhe Spanjën! Lista zyrtare nesër

Më: 16 mars 2021 Në ora: 22:24
Kosova para sfidave të mëdha, Suedinë dhe Spanjën! Lista zyrtare nesër

Kombëtarja e Kosovës nesër do të bëjë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars.

“Dardanët” në fillim do zhvillojnë ndeshje miqësore ndaj Lituanisë (24 mars), pastaj e presim Suedinë (28 mars) dhe në fund jemi mysafir i Spanjës në Sevilla (31 mars).

Lajmi.net, ka kontaktuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe tha se nuk e di listën ngase i takon përzgjedhësit..

“As unë nuk e di listën me lojtarët të cilët i ka ftuar. Zakonisht përzgjedhësi e shpall një ditë para grumbullimit”, tha ai.

Ndërsa, menaxheri i Kosovës, Bajram Shala konfirmoi se lista e Kosovës do bëhet nesër zyrtare.

“Nesër, Kosova do ta bëjë zyrtare listën e të ftuarve për ndeshjet e marsit”, u shpreh ai.

Mbetet të shihet nesër, se cilët do jenë prurjet e reja që do përfaqësojnë “Dardanët” në këto sfida të muajit mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat