Pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve janë ngritur shumë spekulime se Cristiano Ronaldo do të largohet nga gjiganti italian.
Shumë klube të mëdha janë përmendur se mund të jenë në të ardhmen e tij dhe në mesin e tyre padyshim se bën pjesë edhe Real Madridi.
Ishte trajneri i “Los Blancos” Zinedine Zidane ai i cili i hodhi benzinë zjarrit duke thënë se “do të shohim nëse do të ndodh por që ndoshta Ronaldo mund të rikthehet”.
Me po të njëjtat fjalë tani është përgjigjur edhe drejtori sportiv i Real Madridit Emilio Butragueno.
"Ne do të shohim.”, ka thënë shkurtimisht ai për mediat spanjolle.