Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum mëson kundërshtarin e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. Ata do ta takohen me Sileksin nga Kratova.
“Kemi mësuar emrin e kundërshtarit për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Goglat në këtë fazë na i servuan ekipin e Sileksit.
Këtë ndeshje do ta zhvillojmë si vendas me datë 7 prill, ndërsa fituesi do të luaj në finalen e madhe të 19 majit.
Kujtojmë kjo është hera e parë që do të luajmë në gjysmëfinale dhe është një mundësi e artë për herë të parë në historikun tonë të luajmë në finalen e madhe”, thuhet nga Struga Trim & Lum.