Qëndresa Krelani ka mbetur e habitur se si Mirlind Daku nuk ka pranuar ftesë nga Përfaqësuesja e Kosvoës për ndeshjet e marsit.
Komentatorja e njohur “Qeqa” ka shkruar në rrjetin e saj social Facebook se veç në Republikën e Kosovës ndodhë që futbollisti më 25 gola të realizuara të lihet jashtë listës.
Pavarësisht se ende nuk është publikuar zyrtarisht, në mediet tona që nga dje është duke qarkulluar lista e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit.
Në atë listë mungon emri i top golashënuesit në Superligën e Kosovës, Mirlind Dakut, i cili deri më tani ka shënuar 25 gola.
Postimi i plotë i saj (pa ndërhyrje):
“Veq ne Republiken e Kosoves ndodhe qe futbollisti me 25 gola te lihet jashte listes.
Kur e kan pyt legjenden gjermane Muller, “Cili eshte goli me i rendesishem qe e ke dhene ne kariere?”. Muller eshte pergjigjur “Ai qe kalonte vijen e bardhe”
25 here e ka kalu vijen e bardhe, z.Daku! Edhe sa here duhet mi kalu per me u ftu, Z.Challand?”
