Atalanta humbi 3-1 në Madrid, duke u përshëndetur me Ligën e Kampionëve për këtë edicion. Çerekfinalet nuk u arritën dot, pas golave të shënuar nga Benzema, Sergio Ramos dhe Asensio. Fabio Capello, nga studiot e “Sky Sport”, analizoi ekipin bergamask:
“Mendova se Atalanta po e vinte Real Madridin më shumë në vështirësi. Në fakt, dështoi në mënyrë dinamike ose teknike. Pastaj, kur bën një gabim, siç bëri Sportiello, i jep një mundësi tepër të mirë një kundërshtari, që luan me shpejtësi tjetër.
Atalanta në Itali i vë kundërshtarët e saj në vështirësi për shkak të shpejtësisë dhe daljeve nga krahët. Sonte shpërdoroi dy gola, Zapata nuk i shfrytëzoi në maksimum rastet e krijuara, për të rihapur një ndeshje që nuk ekzistoi kurrë…
Zidane bllokoi krahët, duke ndryshuar mënyrën e mbrojtjes. Ai u tregua një trajner i shkëlqyeshëm, por edhe me fat. Në të gjitha momentet e vështirësisë, ka qenë gjithmonë një lojtar, që ka zgjidhur ndeshjet. Ai di t’i lexojë lojërat, di çfarë të bëjë. Fati është më së shumti me më të aftët”.