Sergio Ramosit për pak sa nuk i ra të “fikët” pas një solo aksioni të Vinicius JR, në fitoren e Real Madridit 3-1 kundër Atalantës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Braziliani ishte afër të shënonte golin e vitit, por aftësitë e tij para golit e lanë në “lloç” përsëri super talentin brazilian.
Vinicius kaloi tre kundërshtarë në mënyrë briliante por në fund kur u doli përballë një me një me portierin, aty u shfaq jo siguria e tij para golit.
20 vjeçari nuk mund të besonte se çfarë kishte humbur, Benzema mbante kokën kurse Ramosin nuk e mbanin këmbët pas asaj huqje.
Reagimi i kapitenit tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.