Formacionet e mundshme: Chelsea – Atletico Madrid

Futboll

Formacionet e mundshme: Chelsea – Atletico Madrid

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:40
Formacionet e mundshme: Chelsea – Atletico Madrid

Chelsea dhe Atletico Madridi zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Wanda Metropolitano” ishte fituar minimalisht (0-1) nga londinezët.

Ndeshja e sontme pritet të jetë mjaft interesante, pasi gjithçka është ende e hapur dhe të dy skuadrat synojnë kalimin për në çerekfinale.

Thomas Tuchel nuk do të mund të llogarisë sonte në shërbimet e Mason Mount dhe Jorginhos, të cilët janë të suspenduar, teksa në dyshim mbetet dyshja, Thiago Silva dhe Tammy Abraham.

Chelsea (3-4-2-1): Edouard Mendy; Cesar Azpilicueta, Thiago Silva, Antonio Rudiger; Reece James, Mateo Kovacic, N’Golo Kante, Marcos Alonso; Kai Havertz, Hakim Ziyech; Olivier Giroud.

Atletico Madrid (4-1-4-1): Jan Oblak; Kieran Trippier, Raul Jimenez, Stefan Savic, Renan Lodi; Koke, Marcos Llorente, Saul Niguez; Joao Felix, Yannick Carrasco; Luis Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat