Berat Gjimshiti dhe Atalanta e tij e mbyllën rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampionëve, teksa mbrëmjen e djeshme u mposhtën në Spanjë me rezultatin 3-1, ndërsa në Italia kishin humbur me shifrat 0-1.
Në fushë ishte edhe mbrojtësi i kombëtares, i cili ishte një nga më të mirët për të tijtë, teksa në pjesën e parë bëri edhe një ndërhyrje shpëtimtare ndaj Vinicius.
Në notat e Eurosport, performance e Gjimshitit nuk ka kaluar pa u vënë re, duke u vlerësuar me notën gjashtë.
Gjimshiti- “Në pjesën e parë shpëton një gol dhe luan edhe këtë herë mes vështirësive.
Një ndeshje e mirë dhe e bollshme nga ana e tij”, shkruhej në vlerësimin e Eurosport për Gjimshitin.