Me përfundimin e aventurës në Kinë, Eder ka vendosur të rikthehet në Brazil.
Ish-sulmuesi i Interit është lirë të firmosë me çdo skuadër, pasi klubi i Jiangsu Suning ka shpallur falimentin duke i liruar të gjtithë futbollistët
. Sipas mediave, 34-vjeçari ka arritur akordin me drejtuesit e Sao Paulos, të cilët kanë marrë edhe pëlqimin e trajnerit Hernan Crespo për afrimin e Eder, i cili konsiderohet një futbollist me shumë eksperiencë.
Sulmuesi do të firmosë me klubin brazilian një kontratë 2-vjeçare.