Sot (e mërkurë) do të zhvillohen dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale në Kupën e Kosovës.
Fituesi në fuqi, Prishtina, luan në udhëtim te Feronikeli, skuadër nga e cila pësoi humbje në Superligë në fundjavën që lamë pas.
Kjo ndeshje pritet të jetë edhe më e forta e kësaj faze në Kupën e Kosovës.
Skuadra tjetër nga elita e futbollit kosovar, Drenica, luan si mysafire te skuadra nga Liga e Parë, Dukagjini.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.
13:00 Feronikeli – Prishtina
Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Mankenda, Abazi, Kryeziu.