Ka nisur me një sfidë të vërtetë aventura e Laportës si president i Barcelonës. Ditën e djeshme kanë qenë orë intensive për të dhe për bashkëpunëtorët e tij në gjetjen e një fondi apo garancie 125 milionë euro, e cila është e detyrueshme për të qenë president.
Laporta kishte garantuar vetëm 50 milionë euro dhe gjërat u vështirësuan, kur njëri nga të besuarit e tij për çështjet ekonomike gjatë fushatës, u dorëhoq vetëm një ditë pas zgjedhjes së Laportës si president.
Nëse këtë shumë parash nuk do ta gjente deri ditën e sotme, ai rrezikonte që të mos ishte president dhe do të zhvilloheshin zgjedhje të tjera në klub.
Një kompani e njohur e ndihmoi Laportën në dhënien hua të 70 milionë eurove të tjera dhe ai tashmë do të dërgojë dokumentet në La Liga për të marrë zyrtarizimin dhe miratimin si president i katalanasve. Provën e parë e kaloi me sukses, por do të ketë shumë të tjera.